AKTUALITET, 5 Dhjetor 2021, 10:03

Ishte bërë "tapë" me alkool, marokeni vjedh “Mitsubishi”-n në Memaliaj dhe arratiset

Ishte bërë "tapë" me alkool, marokeni vjedh

Një i riu nga Maroku është arrestuar nga policia në Memaliaj, pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë.

Policia thekson se emigrantin maroken e kapi disa orë më pas, teksa po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u arrestua në flagrancë shtetasi i huaj M. M., 30 vjeç, banues në Marok.


Shtetasi i mësipërm u arrestua pasi në fshatin Vasjar, Memaliaj ka vjedhur automjetin tip “Mitsubishi”  në  të shtetasit E. Ll.

Gjithashtu rezultoi se shtetasi maroken po drejtonte automjetin e vjedhur në gjendje të dehur” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.