AKTUALITET, 21 Mars 2025, 20:51

Aksident i rëndë, makina përplas 15-vjeçaren te vijat e bardha dhe largohet me shpejtësi

Aksident i rëndë, makina përplas 15-vjeçaren te vijat e

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ’30-Vjetori” në qytetin e Beratit, ku një automjet që ishte duke qarkulluar me shpejtësi ka goditur një 15-vjeçare, e cila po kalonte në vijat e bardha.

Mësohet se autori i aksidentit pasi ka përlasur adoleshenten, është larguar nga vendngjarja.

15-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

Burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen kamerat e sigurisë në vendin e aksidentit, me qëllim identifikimin e mjetit dhe autorit.