TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Seman mbrëmjen e sotme, pranë fshatit Hoxharë, ku një automjet tip “BMW” ka goditur nga pas një karrocë me kal.
Makina ka përfunduar përmbys në rrugë teksa nga goditja e fortë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës dhe një banor i zonës, rreth 70 vjeç, i cili drejtonte karrocën.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.