AKTUALITET, 21 Mars 2025, 20:44

Balliu prezanton Murrizin në Kashar: Sa mblidhemi ne këtu Rama mbledh nga e gjithë Tirana

Balliu prezanton Murrizin në Kashar: Sa mblidhemi ne këtu Rama

Drejtuesi politik i PD Klevis Balliu ka prezantuar kandidatin për deputet  Myslim Murrizi në Njësinë Administrative Kashar.

Balliu denoncoi nga kjo zonë aferat korruptive të pushtetit si dhe akuzoi qeverinë dhe bashkinë për varfërimin e kësaj njësie.

Balliu deklaron se me kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore si zoti Myslim Murrizi, fitorja jo vetëm është e sigurtë por do të jetë një fitore e thellë në 11 Maj.

"Nën drejtimin e liderit Sali Berisha, Shqipëria do të kthehet me shpejtësi drejt zhvillimit të ekonomisë së qytetarëve dhe jo të pushtetarëve. Nën drejtimin e tij xhepi i çdo qytetari do të jetë prioritet themelor i qeverisë së Partisë Demokratike", tha Balliu.

Ai vlerësoi kandidaturën e zotit Murrizi, si një njeri i cili në çdo moment thotë atë çka mendon dhe bën atë çka beson.

Sipas tij, "Shqipëria Madhështore nuk është një ëndërr, nuk është një tezë por është një mision kombëtar".