AKTUALITET, 21 Mars 2025, 21:39

Operacion në Korçë, policia aksion kundër lojërave të fatit, shoqërohen dhjetëra persona 

Operacion në Korçë, policia aksion kundër lojërave

Një operacion kundër lojërave të fatit është duke u zhvilluar në qytetin juglindor të Korçës. Sipas informacione nga policia, dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariat pas kontrolleve të imtësishme të kryera në lokale të ndryshme të qytetit.

Forcat shqiponja dhe patrullat e komisariatit prej 1 ore kanë filluar aksionin i cili është ende në vazhdim për të kapur persona të cilët vendosin baste sportive me qëllim goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Nuk dihet ende nëse do të ketë të arrestuar por numri i të shoqëruarve është i lartë dhe aktualisht po merren në pyetje nga oficerët e policisë.