AKTUALITET, 21 Mars 2025, 22:06

Rama: 270 mijë legalizime falas, pjesa e mbetur mbyllet brenda mandatit të katërt

Rama: 270 mijë legalizime falas, pjesa e mbetur mbyllet brenda mandatit

Rama: 270 mijë legalizime falas, pjesa e mbetur mbyllet brenda mandatit të katërt

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu përgjigj mbrëmjen e sotme komenteve të qytetarëve në rrjetet sociale.

Kryeministri pohoi se legalizimet e gjetura kanë qenë vetëm 21 mijë, ndërsa sot janë 270 mijë dhe të gjitha falas. Pjesa e mbetur sipas Ramës, mbyllet brenda mandatit të katërt.

“Katër zona urbane kishin ujë, sot janë 43 urbane 98 rurale, 11 të tjera në kantier dhe 5 të fundit janë në mandatin e katërt”, cilësoi Rama.

Kryeministri në përgjigjen e tij ndaj qytetarit që i sillte në vëmendje edhe borxhin publik të Shqipërisë, iu përgjigj se qeveria socialiste e gjeti 80%, sot është 55%.

“Fakte regjistrash shtetërore, fakte raportesh prestigjioze të institucioneve ndërkombëtare, fakte institucionesh të pavarura si INSTAT-i dhe jo “kua kua kua” kënetash politike dhe mediatike. Në 11 maj, mos u merr me këto tifozllëqet, po hidh një votë për të marrë pasaportën evropiane, se do të të duhet”, përfundoi Kryeministri Rama.