TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, para mbledhjes së drejtuesve politikë të Partisë Demokratike u shpreh se janë blerë dhjetëra mijëra karta që qytetarët mos të votonin.
Noka tha se ka prova që zgjedhjet janë vjedhur.
“Kanë blerë dhjetëra mijëra karta për të ndenjur qytetarët në shtëpi. Më treguan se u kishin dhënë deri në 10 mijë euro që të mos dilnin në votime, për fisin, ku keni parë kështu?
“O ka prova këtë herë për vjedhjet, o nuk ka pasur herë tjetër. U dhanë 100 euro për pensionistët, çfarë ishin ato? A nuk ishte blerje vote? Po falja e gjobave nuk ishte blerje vote? A i keni parë fletët e votimit, janë me një laps të mbushura, me një stil dhe një dorë”, tha Noka.