AKTUALITET, 14 Maj 2025, 20:20

Forcohet euro, bie dollari në këmbim me lekun. Ekspertët: Zgjedhjet nuk ndikuan në kursin e brendshëm valutor

Forcohet euro, bie dollari në këmbim me lekun. Ekspertët:

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 87,60 lekë, ose 0,87 lekë më pak dhe euro u forcua me 0,27 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,56 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 116,97 lekë, ose 0,04 lekë më shumë se ditën e martë  dhe  franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0,06 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot me me 105,15 lekë.

Ekspertët e ekonomisë shprehen se, fushata zgjedhore dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk ndikuan në kursin e brendshëm valutor.

Sipas tyre, ndryshimet do të ndihen në javët në vijim, me hapjen e sezonit turistik, ku pritet të nis fluksi i turistëve të huaj dhe shtimi i ofertës së valutës në treg, që do të thotë pozita më të forta për lekun.