TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Blendi Kajsiu thotë se rezultati zgjedhor është i qartë dhe mund të lexohet shumë lehtë.
Kajsiu deklaroi se ajo që ka ndodhur nuk është një fitore e Edi Ramës dhe se nuk ka rritje elektorale të Edi Ramës.
Duke folur për “MCN Informacion”, ai u shpreh se fitoren e Ramës e shkaktoi tkurrja e opozitës së Berishës dhe penalizimi i partive të vogla nga kodi zgjedhor.
"PS në vitin 2025 sipas të dhënave të KQZ ka marrë më pak vota se në 2021, 35 mijë votues më pak. Kjo tregon se ka pakënaqësi me pushtetin socialist, por nuk ka rritje elektorale të Ramës. Rama nuk është rritur elektoralisht, fitoren e shkaktoi tkurrja e opozitës berishiste dhe kodi elektoral që penalizon partitë e vogla, nuk ka fituar Rama, ka humbur berishizmi. Po të mbledhim votat e partive të vogla shkojnë 190 mijë vota, të cilat do përktheheshin në 17-18 mandati. Kemi një krisje të bipolarizimit dhe ka një përqindje të madhe qytetarësh që ata që nuk kanë marrë pjesë dhe kanë votuar të voglat, nuk kanë lidhje as me Edi Ramën dhe as me berishizmin.
Rama me Berishën kanë bërë një kod që ti mbajnë aty dhe përjashtojnë fuqinë e re. Është shumicë e rrezikshme për demokracinë shqiptare, se po të llogarisim votat e PS dhe PSD ka shumicën e votave, dhe mund të bëjnë kodet dhe ndryshimet e ligjeve siç duan. Parregullsitë e procesit, blerja e votës dhe krimit ndikojnë, por faktor themelor është penalizimi i partive të reja që bllokon rinovimin në kampin opozitar. Votat e partive të vogla nuk reflektohen në mandate. Elementi i dytë është opozitarizmi berishist, se me Berishën Rama është shumë komod. Steka e berishizmit është gjithnjë më e ulët se steka e qeverisë Rama, qoftë në korrupsion, në marrëdhënie me jashtë, apo në marrëdhënie me SPAK. Është manipuluar më shumë me sistemin elektoral se sa me blerjen e votës".