AKTUALITET, 14 Maj 2025, 18:46

Lista preferenciale e Fierit, shtatë kandidatët më të votuar të PS-së. Emrat që mbeten jashtë

Lista preferenciale e Fierit, shtatë kandidatët më të votuar

Në qarkun e Fierit janë numëruar 451 nga 587 kuti sa i përket vota preferenciale. Në këtë qark konkurrencë në listën e hapur ka vetëm në Partinë Socialiste, pasi demokratët nuk kanë arritur të marrin as mandatin e pestë të listës së mbyllur.

PS-ja do të marrë shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur. Listën e hapur e kryeson Asfloral Haxhiu, i ndjekur nga Klevis Jahaj dhe Ceno Klosi. Jashtë listës fituese ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla.

Lista e PS- 12 mandate
Belinda Balluku (listë e mbyllur)
Petrit Malaj (listë e mbyllur)
Kiduina Zaka (listë e mbyllur)
Erjo Mile (listë e mbyllur)
Ana Nako (listë e mbyllur)
1 Asfloral Haxhiu    11401
2 Klevis Jahaj          11274
3 Ceno Klosi             7761
4 Elton Korreshi      5816
5 Antoneta Dhima   5281
6 Dhimitër Kruti      3545
7 Maldrita Bardho   3414

Lista e PD- 4 mandate
Gazment Bardhi (listë e mbyllur)
Luan Baçi (listë e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)
Saimir Korreshi (listë e mbyllur)