TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Votat e ardhura nga Greqia duket se janë kthyer në ‘fushëbetejën’ e re mes palëve politike, PD dhe PS, si dhe mes KQZ, KAS.
Tashmë Partia Demokratike ka paditur KQZ në lidhje me shfuqizimin nga KAS të vendimit të mëparshëm për ndërprerjen e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, dhe me vijim e numërimit të zarfeve nga shtetet e tjera.
Ishte KQZ që pranoi kërkesën e PD për të mosnumëruar zarfet e mbërritura nga Greqia, pasi demokratët kanë pretenduar se ka pasur anomali. Ndërkohë pasi KQZ mori vendim që të vijonte numërimi dhe të liheshin mënjanë votat e Greqisë, Partia Socialiste e ankimoi dhe e çoi në KAS, duke thënë se ky vendim ishte i paligjshëm. Më pas Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksione pranë KQZ e shfuqizoi vendimin dhe urdhëroi që numërimi i votave të diasporës të bëhej për çdo shtet. Tashmë, ‘lufta’ për Greqinë vijon.