TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve të 11 majit, duke njoftuar largimin nga jeta aktive parlamentare.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Spaho shkruan:
“Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit! Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.”
Ai shpreh mirënjohje të thellë ndaj familjes së tij për sakrificat e bëra gjatë 35 viteve të karrierës politike, si dhe falënderon degun e PD në Maliq dhe Qarkun Korçë, për mbështetjen e vazhdueshme.
“Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë,” shkruan Spaho.
Ai i kërkon ndjesë qytetarëve që e kanë mbështetur me votë ndër vite, duke thënë:
“Nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.”
Në fund të mesazhit të tij, Spaho u uron demokratëve të gjejnë forcën për të dalë nga kriza dhe për t’u kthyer në një alternativë shprese për vendin:
“I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.”
