AKTUALITET, 7 Korrik 2025, 14:05

“O Edi”/ E moshuara përplaset me truprojat e kryeministrit, Rama ndalon: Hajde…

“O Edi”/ E moshuara përplaset me truprojat e kryeministrit,

Dy ditë pas ‘porosisë’ për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama shkoi sot sërish në Vlorë për të parë nëse është zbatuar.

Para se të zhvillonte një takim me deputetët e qarkut dhe grupet e punës së bashkisë së Vlorë, Rama inspektoi nga afër disa bare dhe restorante nëpër qytet, ku u kërkoi vetë që të hiqnin tavolinat që kanë zaptuar trotuaret.

Gjatë ecjes, Rama u përball me shumë qytetarë të cilët kërkonin të komunikonin me numrin një të qeverisë.

Sikurse duket në video, një e moshuar tentoi ta takonte nga afër kryeministrin Rama për t’i shprehur shqetësimin e saj për çështje prone, por u ndalua nga truprojat e kryeministrit. Pas tentativës, vetë kryeministri ndaloi dhe komunikoi me qytetaren, duke iu drejtuar “çfarë ke që bërtet”. Problemin e qytetares Rama e adresoi te kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.