TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas një sherri në familje që solli dhe dhunë. Shqiptari kishte nxjerrë vajzën e tij të mitur nga shtëpia mbrëmjen e së martës për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre dhe pasi gruaja e tij ka marrë anën e vajzës, ai e ka kapur për flokësh.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën Penale Autonome tre anëtarëshe për akuzën e dhunës në familje, por u la i lirë pasi ai dhe familja e tij kishin kërkuar ndërmjetësim penal, nën mbikëqyrjen e prokurorit për të mitur.
Ditën e djeshme ai u soll në gjyqin në Gjykatën e Kundërvajtjeve Autoforo të Volos, ku bashkëshortja e tij dëshmoi se duhet ndihmuar për t'u shkëputur nga alkooli, nëpërmjet një programi të strukturës publike.
Në të njëjtën kohë, ai kërkoi të mos ndiqej penalisht, dhe kështu gjykata vendosi ta vendosë çështjen nën ndërmjetësim penal, nën prokurorinë për të mitur, pasi akuza fillestare kishte të bënte me vajzën e tij, të cilën ai e kishte nxjerrë nga shtëpia.