AKTUALITET, 4 Dhjetor 2025, 13:57

“Nuk të vjen turp, o zonjë”/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjine Çaushin, Balliut i tërhiqet vërejtje

“Nuk të vjen turp, o zonjë”/ Tensione në Kuvend,

Me tensione është shoqëruar seanca e sotme plenare, pasi disa deputetë të opozitës kanë kërkuar që të marrin fjalën për procedurë, por më pas u është hequr nga drejtuesja e seancës, pasi sipas saj nuk kanë folur për procedurë.

Gazment Bardhi nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiu duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, ndërsa ajo fjalën ia kishte dhënë ministrit Blendi Gonxhja.

“S’të vjen turp s’të vjen, o zonjë”, iu drejtua ai.

“Ti ke shumë probleme që ta dish”, tha Klevis Balliu nga vendi.

“Zoti Balliu keni vërejtje për sot”, iu përgjigj drejtuesja e Kuvendit.

“E quajti mashtrues dhe nuk i thatë gjë”, iu përgjigj Balliu.

Ndërkohë Bardhi dhe Zegjine Çaushi janë përplasur me njëri tjetrin verbalisht nga vendi dhe pa mikrofon.