AKTUALITET, 4 Dhjetor 2025, 10:46

Debatet/ Hoxha: Në mbledhjen e Kryesisë së PD ka patur diskutime të ashpra, Berisha tha se do të përgjysmohemi. Çfarë deklaroi Salianji

Debatet/ Hoxha: Në mbledhjen e Kryesisë së PD ka patur diskutime

Përfaqësuesi i PD-së, Indrit Hoxha ka folur lidhur me foltoren e mbajtur dje në Durrës nga Ervin Salianji. Gjatë fjalës së tij Hoxha ka zbuluar edhe detaje nga mbledhja e Kryesisë së PD-së.

Ai theksoi në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania se diskutimet kanë të bëjnë me analizën e humbjes së zgjedhjeve të 11 majit dhe zhvillimet e fundit të SPAK ndaj qeverisë. Sipas tij nuk mund të bëhen të dyja njëkohësisht.

“Në dy mbledhjet e fundit të Kryesisë së PD-së diskutimi ka qenë do dalim të bëjmë analizë të thelluar mbi humbjen e Partisë Demokratikë apo për shkak të situatës politike dhe zhvillimeve të fundit të SPAK në raport me qeverisë ne do të dalim e të protestojmë. Të dyja nuk mund ti bëjmë.

Në kryesinë e PD-së ka patur diskutime shumë të ashpra politike sesa këto që keni dëgjuar deri tani. Vetë kryetari i PD-së ka thënë që nëse në vazhdojmë në këtë rrugë dhe duhet të ndryshojmë në zgjedhjet e tjera, do të përgjysmohemi. Është thëne në mbledhjen Kryesisë.

A ka nevojë PD të ndryshojë, patjetër qe ka nevojë. Salianji ka qenë i pari që midis analizës së kësaj ka thënë që duhet të protestojmë e më pas të vazhdojmë procesin e analizës. Jo vetëm Salanji por pjesa e madhe e Kryesisë kemi mbaj këtë qëndrim”, tha Hoxha.