AKTUALITET, 4 Dhjetor 2025, 13:00

Akuzat/ Berberi kërkon pavlefshmërinë e të dhënave nga telefoni, GJKKO vendos më 9 dhjetor shpalljen e vendimit

Akuzat/ Berberi kërkon pavlefshmërinë e të dhënave nga

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, ka kërkuar sot, 4 dhjetor, gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ai pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondence , pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga telefoni.

Në datën 9 dhjetor pritet shpallja e vendimit nga ana e GJKKO-së, nëse çështja kalon për gjykim.

Berberi ka kundërshtuar edhe më herët akuzat e SPAK për korrupsion dhe pastrim parash duke theksuar se “nuk provohen me prova konkrete”.

Ai është nën hetim që prej marsit 2024, kohë kur edhe u arrestua.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, shtetasi V.B., administrator i një kompanie, përfitoi tre tendera në kohën kur Berberi ishte Drejtor i Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë me vlerë totale 137.4 milionë lekë dhe tre tendera të tjerë, me vlerë 101.8 milionë lekë, kur ai drejtonte ARRSH-në.

Tenderat e përfituar lidhen me konsulenca projektesh që janë fituar me çmim më të ulët nga kompania në të cilën sipas hetimeve rezultoi që Berberi të ishte akoma pjesë.