TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh se skandali i ish-shefes së diplomacisë europiane, ka përfshirë qeverisjen shqiptare.
Shehu u shpreh se Shqipëria ka derdhur burime financiare, si edhe u bë investim dhe reklamë e madhe, duke kërkuar nga Parlamenti që të japë sqarime.
Ai theksoi se “kërkoj që të informohemi për këtë skandal të madh që prek qeverisjen shqiptare, politikën dhe financat shqiptare”.
“Është një çështje që duhet të përfshihet me urgjencë parlamenti së bashku me një informacion nga ministri i Jashtëm.
Një çështje ku kryeministri shqiptar është përfshirë politikisht shumë dhe Shqipëria ka derdhur edhe burime financiare për atë problem që ka shpërthyer në një skandal në Komisionin Europian.
E kam fjalën për Mogeherinin, që kërkon sqarim në Parlament sepse Shqipëria ka derdhur 17 mln euro, është bërë investim politik i madh dhe reklamë e madhe, ndërsa ka plasur një skandal. Parlamenti duhet të bëjë sqarime, Parlamenti duhet të flasë.
Kërkoj që të informohemi për këtë skandal të madh që prek qeverisjen shqiptare, politikën dhe financat shqiptare”, tha ai.