TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetët e Partisë Demokratike janë pyetur në lidhje me foltoren e Ervin Salianjit, i cili nisi nga dita e djeshme takimet në Durrës me demokratët atje.
Ndërsa Saimir Korreshi tha se takon çdo demokrat: “Unë takoj çdo demokrat, pavarësisht nga emri dhe mbiemri. Unë kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, tani nuk e pres unë edhe njëherë“
Edhe Xhelal Mziu u shpreh se “Çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kundër kësaj qeverie”.
Ndërsa Agron Gjekmarkaj nuk pranoi të flasë për gazetarët, duke i thënë “Ditë të mbarë”.
Tomorr Alizoti, zgjodhi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejtë duke thënë “Keni ndonjë pyetje për qeverinë? Ai është miku im dhe është djalë i mirë?”
“Këtu qeveria është në krizë totale”, u shpreh Jozefina Topalli.
Ndërsa Jorida Tabaku, ndër më të votuarat në PD, u shpreh ‘Ça është kjo erë e madhe, qenkeni juve. Kam qenë dhe do vazhdoj të jap kontributi për partinë. Të vazhdojmë përballjen me kundërshtarin, partinë ta lejmë te partia?!”