TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është një nga pikat kyçe që ndikoi në procesin e shpejtë të integrimit në BE.
“Reforma ka një rol të veçantë në të ardhmen e afërt të një vendi shpejt europian. Sot “Shqipëria si gjithë Europa” nuk është më thirrje utopike pas kolapsit të komunizmit. Një vend kandidat me të gjithë kapitujt e hapura tashmë, është edhe arritje e Reformës në Drejtësi. Ishte PS ajo që ideoi dhe mbështeti vënien në praktikë të reformës, dhe shqiptarët e dinë shumë mirë kush kërkon asgjësimin e SPAK dhe kush kundërshtoi Reformën.
PS dhe kjo qeveri është e vendosur të mbështesë me çdo kusht konsolidimin e saj.
Shqiptarët e shohin shumë mirë se si të hënave shënjestrohen prokurorët e PSAK dhe ngryset java me eurfori kur subjekte hetimi janë kundërshtarë politikë
Njëherësh, ministri Lamallari iu përgjigj akuzave të opozitës se kryeministri Rama po i ushtron presion drejtësisë për rastin e Belinda Ballukut. Lamallari tha se PS është ajo që ka ideuar reformën në drejtësi, duke ironizuar kundërshtarët politikë për të cilat tha se e dimë shumë mirë se kush kërkon asgjësimin e SPAK. Lamallari i tha opozitës se rotacioni politik vjen vetëm me verdikt popullor dhe jo me vendime gjykatash.
“Viti i ardhshëm shënon moment të rëndësishme, plot 10 vite nga miratimi i reformës në drejtësi, nismë që i dha jetë institucioneve të reja të drejtësisë, nevojë ulëritës kombëtare, reforma me gjithë kundërshtitë ka një rol të veçantë në të ardhmen e afërt të një vendi europian. Qenia sot një vend kandidat me grukapitujt e hapur, është falë edhe përparimit nga zbatimi i reformës në drejtësi.
Ndërsa KE raporton vit pas viti me arritjet dhe rekomandimet mbi sistemin gjyqësor, si ministër kam përgjegjësinë të qenit i matur dhe i zëshëm pa dallim bindje dhe përfaqësie partiake. Ishte PS që ideoi dhe mbështeti reformën në drejtësi, qytetarët e dinë kush e kundërshtoi me çdo mjet. Është pse që është e vendosur të mbështesë konsolidimin e saj, shqiptarët e dinë se kush kërkon asgjësimin e SPAK.
Të hënave shënjestrohen prokurorët e SPAK dhe ngryset java me euforinë e mjerë kur subjektet e hetimit janë kundërshtarët politikë. Ne flasim për standarde ju flini për kallëzime e të pandehur edhe pse atë e keni në ballin tuaj. Rotacioni polik vendoste me verdiktin popullor dhe jo me vendime gjykatash”, tha Lamallari.