TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Granit Pepnikën, dhe dy bashkëpunëtorët e tij Xhoni Hitaj e Redion Rexhmati, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të hetimeve për dosjen e bujshme të Call Centerave.
Granit Pepnika dhe Xhoni Hitaj dyshohen për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, ndërsa Redion Rexhmati për “Përkrahja e autorit të krimit”.
Pepnika u arrestua nga strukturat e Policisë së Vlorës dhe Forca Operacionale më 3 korrik, teksa qëndronte në një vilë në zonën e Dhërmiut. Bashkë me të u vu në pranga edhe Xhoni Hitaj.
Dosja lidhet me operacionin e zhvilluar në prill të këtij viti, kur Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me autoritetet austriake, goditi tre rrjete call center që dyshohet se mashtronin qytetarët evropianë.
Operacioni ishte rezultat i një hetimi dyvjeçar, gjatë të cilit u sekuestruan rreth 900 mijë euro cash dhe u arrestuan 10 persona.