AKTUALITET, 3 Shkurt 2022, 16:18

Presidenti i UEFA-s takim me Ramën, FSHF e "shëtit" me makinën super luksoze të Dukës (foto)

Presidenti i UEFA-s takim me Ramën, FSHF e "shëtit" me

Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, ka vizituar Kryeministrinë, për takimin zyrtar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i futbollit europian ka ardhur sot në Shqipëri për të diskutuar tema të ndryshme, ku çështja më e rëndësishme, është zhvillimi i finales së Ligës së Konferencës në muajin maj në “Air Albania”.

Ceferin mbërrin në Shqipëri në kulmin e konfliktit midis Armand Dukës, që kërkon një mandat të gjashtë në krye të FSHF dhe kryebashkiakut Veliaj, që ka nisur një luftë për largimin e tij, me argumentin se ka abuzuar me fondet dhe shkatërron ëndrrat e sportistëve të rinj, pasi e ka shndërruar FSHF-në në fole korrupsioni. 

Pas një dreke me kreun e FSHF-së, Armand Duka, Ceferin ka shkuar në takimin zyrtar me kryeministrin. Ra në sy fakti se për ta dërguar në këtë takim, FSHF nuk përdori automjetet e institucionit, por automjetin privat të presidentit Duka, të markës luksoze Bentley. 

Presidenti i UEFA-s takim me Ramën, FSHF e "shëtit" me

Presidenti i UEFA-s takim me Ramën, FSHF e "shëtit" me

Presidenti i UEFA-s takim me Ramën, FSHF e "shëtit" me