AKTUALITET, 20 Korrik 2025, 15:28

Rama nuk u ndahet lokaleve mbi trotuare: Ka ende ngrehina që rezistojnë për t’u shkulur, por do të ikin me një gjobë të kripur

Rama nuk u ndahet lokaleve mbi trotuare: Ka ende ngrehina që

Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish aksionit ndaj ndërtimeve pa leje dhe bizneseve që kanë zënë trotuaret me tenda hekuri.

Në një postim të ri në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga ambjente ku janë hequr tendat prej hekuri dhe ku trotuaret janë çliruar për këmbësorët.

Nga ana tjetër, Rama paralajmëron se ka ende ngrehina që nuk duan të shkulen, por do largohen prej aty së bashku me një gjobë të kripur.