TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi i Shqipërisë nisi sot me debate të shumta sesionin e ri parlamentar, ku nuk pati përplasje vetëm mes opozitës dhe maxhorantës, por edhe mes vetë deputetëve të PD-së.
Debatet nisën pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, njohu si kryetar të grupit parlamentar të PD, Lulzim Bashën dhe jo Gazment Bardhi.
“Sot në orën 9 kam marrë një njoftim nga PD, e cila më drejtohet me njoftimin më vë në dijeni se kryetari i i grupit parlamentar të PD është kryetari i PD, Luzim Basha”, tha Nikolla.
E kjo gjë ka shkaktuar edhe debat mes Bardhit dhe Bashës. Mediat kanë zbardhur një debat pa mikrofon mes dy demokratëve.
Basha i ka kërkuar Bardhit që të pijnë një kafe dhe të diskutojnë. Bardhi e ka refuzuar madje e ka quajtur kryedemokratin qesharak dhe hipokrit.
Pjesë nga debati:
Basha: Do pijmë një kafe pas seancës?
Bardhi: Çfarë të themi? Unë nuk jam hipokrit, ato që kam patur t’ i kam thënë publikisht.
Basha: Po mos rri kështu, qesh pak.
Bardhi: Të thashë edhe një herë, nuk jam hipokrit si ti që të qesh. Unë e marr seriozisht atë qe bëj.
Basha: Po bëhesh si ky që po flet (po fliste Berisha)
Bardhi: Si ai je bërë ti, ti kujton se jemi të gjithë si kjo (tregon nje deputete që mbështet Bashën). Nuk e bën dot me mua, unë të hedh zgupthi.
Basha: Po dil fol si kryetar grupi ti.
Bardhi: Kjo është hipokrizi, ke çuar shkresën dhe më thua të flas si kryetar grupi.
Ndërhyn Tabaku: Mos e bëni këtu debatin se po tërheqim vëmendjen.
(I drejtohet Bashës): Po shkresën pse e çove? E ke çuar dhe statutin në gjykatë?
Basha: Nuk e di, nuk po merrem unë me këtë.