TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin në Francë ku u arrestua Behar Bajri. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor “Metamorfoza” që u zhvillua pak javë më parë me urdhër të SPAK.
Balla shprehet se ky operacion ishte një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive për të goditur krimin. Gjithashtu, ministri shpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive tona ligjzbatuese, “me strukturat e vendeve partnere si dhe lufta e përbashkët do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”.
Behar Bajri u arrestua këtë të hënë nga autoritetet franceze me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor “Metamorfoza” që u zhvillua pak javë më parë me urdhër të SPAK.
Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, si i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Dyshohet që ky grup kriminal është përfshirë në vepra penale të vrasjes dhe urdhërimit të tyre, pastrimit të parave dhe lojërave të fatit.
43-vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme së bashkë me 8 persona të tjerë, të dyshuar për 12 vepra penale, përfshirë: grup i strukturuar kriminal, vrasje me dashje, korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre.