TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca e sotme parlamentare në Kuvend u shoqërua me debate pasi kryetarja e Kuvendit, njohu Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD.
“Ta harroni që do të vijë dita që kreun e grupit parlamentar të PD-së do e zgjedhë PS. Atë ditë ti zonja kryetare, pas teje Rama ti bëni llogaritë mirë. Në rregullore ti lexon njoftime të grupeve parlamentare, nuk ka ndodhur ndonjëherë të jenë lexuar njoftime të partive politike. Partitë politike ta kryejnë funksionin jashtë kësaj salle. Janë deputetët e grupit parlamentar që vendosin kush është kryetari i grupit parlamentar të PD.
Disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, ju kanë përfshirë edhe juve por mos provokoni deputetët e opozitës. Është paralajmërimi thjesht dhe i qetë”, tha Bardhi.
“Jeni konfuzë dhe po krijoni situatë të paprecedentë në Kuvendin e Shqipërisë”, iu përgjigj Nikolla.