AKTUALITET, 4 Shtator 2023, 11:01

Bardhi ironizon Bashën: Mos u çudisni kur të shpallë veten dhe mbret të Anglisë

Bardhi ironizon Bashën: Mos u çudisni kur të shpallë veten

Gazment Bardhi ka ironizuar vendimin e Kuvendit Kombëtar, për të caktuar Lulzim Bashën si kreun e grupit parlamentar të PD edhe pse ai nuk është zgjedhur nga deputetët. 

Bardhi tha se askush nuk duhet të çuditet edhe nëse Basha del dhe vetëshpallet mbret i Anglisë. 

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Bardhi theksoi se Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, zgjidhet nga “anëtarët e grupit parlamentar dhe deputetët, nuk zgjidhet as nga kryeministri e as nga kryetarja e kuvendit”.

“A e kuptoni së në çfarë situatë është vendos kryetarja e kuvendit. E kuponi çfarë limiti absurditeti është ky bashkëpunimi qesharak midis kryetares së kuvendit dhe këtij që u vetëshpall Kryetar i Grupit Parlamentar. Mos u çudisni do shpallet dhe mbret i Anglisë. Vetëshpallja është në modë këtë periudhë dhe do shikon çudira në ditë në vijim. Mos u habisni të thotë që jam dhe kryeministër. Nuk do jetë çudi.

I kërkoj ndjesë qyqarëve në vend të flisnim për hallet e tyre, merremi më këto situatë qesharake. Kryetari parlamentar i PD zgjidhet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe deputetët nuk zgjidhet as nga kryeministri e as nga kryetarja e kuvendit”, deklaroi Bardhi.