TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëpunëtorët e afërt të Albin Kurtit, Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj kanë bërë share dhe like foto-montazhin e shpërndarë në rrjetet sociale mbrëmë, ku shihet trupi i golashënuesit të parë në lojën kundër Çekisë, Jasir Asani, të cilit i është vendosur fytyra e kryeministrit Albin Kurti. Elvis Hoxha e ka publikuar foto-montazhin duke shkruar:
“Askush nuk do të mendonte që të vendoste mbi këto shpatulla kokën e Edi Ramës”.
Mbrëmë, edhe pse një ndeshje e madhe e ekipit kombëtar, Rama dhe Kurti ishin larg njëri-tjetrit. Kryeministri i Shqipërisë ishte në lozhën VIP shoqëruar nga gruaja, djali dhe kreu i FSHF-së, Duka, ndërsa kryeministri i Kosovës ishte një lozhë më lart, shoqëruar nga djali i heroit të Kosovës, Adem Jashari.