AKTUALITET, 7 Nëntor 2021, 13:12

“Nuk e lejoj të japë dorëheqjen, Bashën do ta heqim!”- Sali Berisha për kreun e PD: Kishte smirë ndaj Këlliçit se i zinte vendin

“Nuk e lejoj të japë dorëheqjen, Bashën do ta

Pasi Sekretari i FRPD-së Grigels Muçollari i bëri thirrje kryetarit të PD-së Lulzim Basha që të japë dorëheqjen nga detyra, reagoi ish-kryeministri Sali Berisha duke u shprehur: “Nuk e lejoj të japë dorëheqjen, por do ta heqim”.

Berisha shprehu konsiderata për kreun e FRPD-së Belind Këlliçi, duke thënë se ai i ka përfaqësuar të rinjtë demokratë me ndershmërinë dhe dinjitetin më të madh.

Belind Këlliçi ju ka përfaqësuar ju me ndershmërinë dhe dinjitetin më të madh. I ka qëndruar besnik traditës familjare, ju, edhe në kohën kur ju bënë jashtë çdo lloj konteksti padrejtësitë më të mëdha. Edhe kur u përjashtua nga mundësia për tu përfaqësuar ju në Parlament, pa motiv tjetër përveç smirës sepse kryetari shihte potencialisht një njeri që mund ti zinte vendin. Belind Këlliçi nuk u lëkund nga ju”, tha Berisha.

Poll

Më herët në fjalën e tij Berisha deklaroi se Basha është kyçur në zyrën e tij dhe jep urdhra në telefon për uzurpimin e FRPD-së dhe organizatës së grave.