AKTUALITET, 7 Nëntor 2021, 10:56

Belind Këlliçi konfirmon pjesëmarrjen në foltoren e Tiranës: Zyrat tona janë aty ku kanë qenë. Anëtarët e kryesisë së FRPD nuk janë uzurpatorë

Belind Këlliçi konfirmon pjesëmarrjen në foltoren e

Kreu i Forumit Rinor të PD-së Belind Këlliçi ka reaguar sërish pas deklaratave të kryedemokratit Basha, duke u shprehur se është kundër atij që e konsideron si linçim publik që i bëhet bashkëdemokratëve të mendimit ndryshe.

“Zyrat tona janë aty ku kanë qenë, në selinë e PD, për këdo që kërkon të njohë të rinjtë e saj”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale, i cili konfirmon pjesëmarrjen në foltoren që do të mbajë sot Sali Berisha në amfiteatrin e jashtëm të Akademisë së Arteve.

Një ditë më parë Lulzim Basha tha se mandati i kreut të FRPD-së ka mbaruar përpara dy vitesh dhe të rinjtë e Partisë Demokratike do të zgjedhin kreun e ri sips formulës një anëtarë një votë.

Poll

"Unë kam folur gjithnjë me gjuhën e gjithëpërfshirjes. Jam kundër përjashtimit e linçimit publik që i bëhet bashkëdemokratëve të mendimit ndryshe.

Çdo anëtar i FRPD gëzon lirinë të zgjedhë platformën ku mund të shprehë qëndrimet e veta.

Unë jam pjesë e PD sepse besoj në historinë dhe potencialin tonë për të qeverisur Shqipërinë.

Mandati im nuk është i përjetshëm. Anëtarët e kryesisë së FRPD nuk janë uzurpatorë dhe as të ngujuar. Zyrat tona janë aty ku kanë qenë, në selinë e PD, për këdo që kërkon të njohë të rinjtë e saj.

Kam njoftuar pjesëmarrjen në Foltore, sepse besoj se anëtarësia duhet dëgjuar kur na kritikon. Prandaj sot, në orën 12:00, në amfiteatrin e jashtëm të Akademisë së Arteve, do të jem edhe unë, për të dëgjuar këdo që nuk ka patur hapësirë të shprehet e të dëgjohet", deklaron Këlliçi.