TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e forumit rinor të PD-së, të cilët kanë dalë masivisht për të marrë pjesë në Foltoren e tij.
Berisha shoqërohet nga Belind Këlliçi, kreu i FRPD.
Ditën e djeshme, Lulzim Basha ka lajmëruar zgjedhje për kreun e ri të FRPD, duke sjellë reagime të shumta nga të rinjtë e këtij forumi.
Këlliçi deklaroi se FRPD nuk e njeh urdhrin e Lulzim Bashës.
Sali Berisha bëri thirrje për rrëzimin e "regjimit të narko-shtetit", duke i'u referuar qeverisë së Edi Ramës, por mbi të gjitha "krijimin e opozitës së vërtetë shqiptare".
Në takim me Berishën, merrnin pjesë një numër i lartë të rinjsh.
"Kjo është ora juaj, është koha juaj, mjerë ata. Peng kryetari ka humbur çdo lloj morali drejtues dhe së fundmi është vërsulur ndaj organizatës tuaj dhe organizatës së grave demokrate, me një hakmarrje të turpshme, primitive. Vendi i tij, po të ishte burrë, duhet të ishte sot para jush! Duhet të ishte këtu me Belindin, Rigersin, mua, në një debat të hapur. Por, i kyçur në zyrën e tij, jep urdhra me telefon dhe deklaron uzurpimin e forumit rinor, uzurpimin e lidhjes së grave", deklaroi Berisha.



