AKTUALITET, 7 Nëntor 2021, 11:47

“Mjafton kryetari dhe pesë veta të tjerë me një qese në dorë që...” - Rama “thumbon” Lelin: Indiferenca e bashkisë, lapidare!

“Mjafton kryetari dhe pesë veta të tjerë me një qese

Gjatë fjalës së mbajtur në Vlorë, ku parashtroi planin për pastrimin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të vendoset një fond ekstra për pastrimin e Bregdetit.

Po ashtu kreu i qeverisë u tërhoqi vëmendjen uniformave blu, që sipas tij duhet të jenë në çdo kilometër të vendit dhe të raportojnë shkeljet.

Rama nuk la pa “thumbuar” kryebashiakun Dritan Leli, duke folur për indiferencë lapidare të bashkisë përsa i takon pastrimit të mjedisit.

"Vlora për fat të keq, në vend të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimit, pikave të tërheqjes së turistëve, rritjen e aktivitetit të biznesit të vogël, rritjen e të ardhurave, është modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është bashkëabuzuese me njerëzit.

Ky është një pyll bashkë me ata që janë përgjegjës në bashki mund ta bëjnë me makinë për tre minuta nga hyrja në dalë.

Mjafton kryetari i bashkisë me pesë veta të tjerë me një qesë në dorë çdo ditë duke u thënë qytetarëve “mos na ktheni më këtu”, që pylli i Sodës të bëhet një vend ku askush nuk hedh më mbetje”, tha kreu i qeverisë.