TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur sot plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të territorit të Shqipërisë, ndërsa kryeministri Edi Rama vendosi që ky proces të niste nga Vlora, duke zbritur edhe vetë në terren.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mbetjet urbane nuk janë sjellë nga fuqi e mbinatyrshme, por nga dora e njeriut. Ai tha se të jesh patriot nuk do të thotë që të marrësh pushkën dhe të lufton për atdheun nga Facebooku, por të ruash dhe mbash pastër vendin.
"Këto plehrat këtu s’i ka sjellë një forcë e mbinatyrshme, s’janë as mbetje arkeologjik, por një ndotje e të gjithë ne së bashku. Sikur atë shishen plastike të mos e hedh në anën tjetër të rrugës, apo familjet që vijnë për të kaluar disa orë në hijen e këtyre pishave, t’i marrë me vete ato mbeturina që prodhohen. Qytetarët kur vjen puna për të bërë komente, janë ambientalistë.
Por sa pak janë ambientalistë në fjalë dhe në sjellje, duhet që gjithkush të kthehet nga vetja. Të jesh patriot s’do të thotë që të jesh gati të zbrazës pushkë në Facebook, apo të luftosh për atdheun duke komentuar nga kafeneja apo shtëpia, por të mbash pastër vendin tënd.
Të mos i gërvishtësh fytyrën atdheut tënde. Ky plan buron nga shumë mësime të këtyre viteve. Situata këtu dhe kudo ka qenë më keq, por është shumë keq krahasuar me si duhej të ishte.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar paralajmërimin e tij për kryebashkiakët e vendit, të cilët sipas tij kanë rolin primar dhe detyrë që të pastrojnë territorin e bashkive të tyre.
Ai tha se do të ketë sanksione ligjore për ata që nuk marrim masa. Po ashtu ai tha se do te kete nje fond ekstra per bregdetin dhe nje task-force që do të mbikqyrë këtë proces.
“Të gjithë kanë përgjegjësi, por është koha që përgjegjësitë të kërkohen nga gjithsecili. Ne e kemi bërë të qartë dhe jemi në rrugën e zbatimit të asaj që kemi thënë dhe që e kam bërë të qartë ditën e prezantimit të programit të qeverisë se re në Kuvend.
Asnjë bashki s’do i lejohet të bëjë gjë tjetër nëse nuk garanton të gjitha burimet financiare të nevojshme për pastrimin, nëse nuk garanton që ato burime përkthehen në rezultat konkret, territor të pastër dhe qëndrueshmërisht të pastër. Për herë të parë ministria e Mjedisit ka kostuar se sa i kushton çdo bashkie pastrimi. Në bazën e kostimit ka nxjerrë edhe objektivin për buxhetin e vitit tjetër të çdo bashkie.
Ligji parashikon sanksione për kryetarët e bashkive dhe bashkitë. Është e patolerueshme që kryetarët e bashkive bregdetare ta konsiderojnë këtë si punë angari. Gjithçka tjetër mund të mos jetë në maksimumin, por pastrimi po. Do të vendosim një fond ekstra për bregdetin dhe do të krijojmë një task-forcë për Bregdetin që do iu vijë në ndihmë bashkive për buxhetin e ardhshëm. Çdo këshill bashkiak do ta rrëzojë buxhetin e kryetarëve të bashkive, nëse taksa s’do të shkojë për pastrimin e zonës", tha Rama.