AKTUALITET, 23 Dhjetor 2024, 18:46

Noka konfliktohet me shefin e Komisariatit 1, deputeti: Keni policë me armë, kriminel

Noka konfliktohet me shefin e Komisariatit 1, deputeti: Keni policë me

Një përplasje e fortë është shënuar mes protestuesve dhe policisë te Rruga e Elbasanit.

Mësohet se deputeti i PD Flamur Noka është përplasur me shefin e komisariatit nr 1.

Noka dhe shefi i komisariatit nr 1 kanë pasur përplasje fizike.

Në këtë moment, ka pasur një përplasje mes policisë dhe mbështetësve të Flamur Nokës.

Situata erdhi, pasi policia kërkoi që të zhbllokohet segmenti rrugor, ndërsa Noka hodhi pretendimin se ka policë me armë. Ai iu drejtua shefit të Komisariatit me fjalën "kriminel".