AKTUALITET, 23 Dhjetor 2024, 17:33

19-vjeçari në luftë me jetën te Trauma, arrestohet autori që e goditi me thikë

19-vjeçari në luftë me jetën te Trauma, arrestohet autori

Policia në Vlorë ka arrestuar një 44-vjeçar në fshatin Kotë, pasi dyshohet se ka qëlluar me mjet prerës një 19-vjeçar.

Gjithashtu është ndaluar një shtetas tjetër, që gjykata e kishte dënuar për vjedhje me dhunë.

“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin L. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kotë, gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. A., 19 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Gjithashu, nga strukturat e Policisë, u ndalua shtetasi i dëmtuar I. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, njofton policia.