AKTUALITET, 23 Dhjetor 2024, 18:05

Tedi Blushi: Jemi të vendosur, nuk na e ndalin dot të drejtën për të protestuar

Tedi Blushi: Jemi të vendosur, nuk na e ndalin dot të drejtën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i është bashkuar protestës së opozitës.

Ai është shprehur se protesta është paqësore, edhe pse sipas tij ka provokime nga policia e shtetit.

Sipas tij thirrjet e Policisë me megafon janë antikushtetuese dhe antiligjore.

“Jemi të vendosur nuk na e ndalin dot të drejtën tonë për të protestuar”, tha ia.

Blushi: Protesta paqësore, pavarësisht provokimeve të policisë. Ne jemi këtu dhe do qëndrojmë deri në orarin e përcaktuar.

Kundër opozitës nuk del dot askush, nuk trembemi nga policia jo më nga kushtet e motit. Përplasje ka kur policia provokon protestuesit. Dhunën e ka provokuar narkopolicia e Edi Ramës.

Ka patur thirrje për të shkelur ligjit. Thirrjet aje antikushtetuese dhe antiligjore, nuk mund t’u bindeni. Jemi të vendosur nuk na e ndalin dot të drejtën tonë për të protestuar.