AKTUALITET, 23 Dhjetor 2024, 18:31

Tension e përplasje tek Sheshi Wilson, Baçi: Policët më gjuajtën me grushte në bark

Tension e përplasje tek Sheshi Wilson, Baçi: Policët më

Tensione dhe përplasje janë shënuar tek Sheshi Wilson në Tiranë në protestën e PD-së.

Deputeti Luan Baçi tha se policët e kanë gjuajtur me grushte në bark.

“Më gjuajtën me grushte në bark”, tha Baçi përpara mediave.

Tensionet kanë nisur, pasi policia ka bërë thirrje për largim të protestuesve. Policia është përplasur me disa protestues e deputetë të opozitës.