AKTUALITET, 23 Dhjetor 2024, 15:06

Vjeshta solli fluks vizitorësh/ INSTAT: Gjatë muajit nëntor 2024, në vend kanë hyrë 1.2 milionë shtetas

Vjeshta solli fluks vizitorësh/ INSTAT: Gjatë muajit nëntor 2024,

Shqipëria ka vijuar të presë fluks turistësh të huaj edhe në vjeshtë ndërsa premtuese duken edhe muajt e dimrit. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit nëntor 2024, në vend kanë hyrë 1.2 milionë vizitorë duke shënuar një rritje prej 15.1% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

Nga të dhënat e INSTAT konfirmohet se pjesa më e madhe e turistëve rreth, 96% e kanë ardhur nga rajoni i Europës ku dominon pjesa jugore dhe Perëndimore. Gjithsesi, risi për këtë periudhë mbetet fluksi i turistëve nga Afrika të cilët janë dyfishuar gjatë muajit nëntor e po ashtu edhe nga vende aziatike.

Ndërkohë, deri në fund të muajit nëntor Shqipërinë e vizituan mbi 11 milionë vizitorë të huaj. Turoperatorët presin fluks turistësh edhe gjatë muajve të dimrit dhe sidomos për festa. Kjo pasi numri i prenotimeve paraprake ka qenë më i lartë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.