TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kanë nisur ndërsa ditën e sotme dhe ai do të quhet 'Zemra e Tiranës', nën ruajtjen e fortë të forcave policore. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të punimeve janë kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës Elva Margariti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe artistët e teatrit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, duke folur në ceremoninë e përurimit të Teatrit të ri Kombëtar duke bërë një koment për opozitën.
“Siç ndodh rëndomë me këto raste, ka debate të mëdha sepse e shohin si mënyrë për të hedhur baltë e për të bërë zhurmë boshe. Po të kthehemi pas, Ministria e Kulturës në 2013 ka pasur investime 1 milionë dollar. Këtë vit ka 20. Ky është viizoni i kësaj qeverie që kulturën e sheh si kryefjalë të një zhvillimi dhe meritë e luftës të gtë gjithë atyre që ngritën zërin që ky teatër të bëhet”, tha Margariti.
Në fjalën e tij, Rama tha se po konkretizohet një histori ecejake shumë e gjatë.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar gur të çmuar në një gjerdan veprash projektin e ri për teatrin kombëtar. Duke kujtuar se qysh prej periudhës kur ishte ministër kulture i kishte shpallur luftë asaj godine të vjetër, Rama tha se edhe pse shumë vonë, me këtë projekt Tirana ka kapërcyer pritshmëritë. Tirana tashmë ka gur të çmuar në një gjerdan veprash që e kanë shndërruar metropolin, theksoi Rama.
Rama u shpreh se edhe pse e kishte të vështirë, arriti të kuptonte revoltën e komunitetit të teatrit ku tha se për shkak të kohëve dhe premtimeve të pambajtura u pajtuan me një realitet që i përkonte asaj kohe.
“Kur erdhi arkitekti i thashë, nuk e di nëse në jetën tënde ke pasur ndonjë përurim me polici. E ndërkohë, ajo që ka rëndësi e që është e bukura e kësaj skene është se perfekti i viteve '86 është këtu me ne. Nuk është në anën e atyre që donin të prishnin koncertin. S’kemi ç’bëjmë kjo është historia bashkëkohorë i zhvillimit të këtij vendi. E kam menduar shumë herë, se pse komuniteti i teatrit, duke i lënë mënjanë ata që teatrin, stadiumin apo sheshin Skënderbe i kanë parë si platforma për të kërcyer shpatat politike. Por pse komuniteti? Pavarësisht bindjeve pulitke, kishin një mosbesim thuajse konsensual lidhur me këtë proces dhe lidhur me dëshirën dhe vullnetin për të ndërtuar më në fund një teatër të denjë. Mbase nuk arrij dot t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje por besoj se një ndër arsyet është se për shumë kohë, komuniteti i Teatrit Kombëtar u pajtua me inercinë e të punuarit në kushtet shumë të vështira. E dekada, e dekada të tëra kaluan me zotime e premtime, por askush nuk u bë mbarë për të ndërtuar teatrin. Pastaj edhe paragjykimet në këtë kohë që ne jetojmë. Ku kemi parë shumë skena, shqyerje të pronave, e pasurive pulitke, e vetvetiu u krijua një vetëmbrojtje.
Më vjen mirë që të gjitha këto më në fund u fashitën. Ja kisha shpallur luftën asaj godinë që në 98 kur isha ministër kulture. Kur mendon që nga 98 nderi sot, mund të ishin hedhur hapat e nevojshëm, realisht ka kaluar shumë kohë. Ky projekt shkon përtej një teatri kombëtar. Është një tjetër gur i çmuar në një gjerdan veprash që e kanë nxjerrë Tiranës jashtë vetes.”- tha Rama.

Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja, e shumë emra të tjerë, që kanë lënë gjurmë në skenën e Teatrit Kombëtar, ishin të pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri.
Po ashtu, të pranishëm ishin dhe artistë të tjerë si Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Indrit Çobani dhe drejtori i ri i teatrit, Altin Basha.

Arkitekti danez Bjarke Ingels ka shpjeguar detaje nga teatri i ri Kombëtar.
"Kam ardhur këtu për herë të parë në 2010 kur fituam garën për Muzeun e Tolerancës që nuk u realizua dhe u riktheva për të bërë Piramidën. Praktikisht ka përfunduar dhe dua të them që transformimi i këtij qyteti në mënyrë kaq thelbësore në më pak se 10 vjet është i pakrahasueshëm në qytetet europiane.
Jemi këtu që të flasim për hapjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar të vendosur në zemër të Tiranës, të rrethuar nga parqe e godina publike dhe në njëfarë mënyrë e vendosur në zonën e rehatshme të lëvizjes këmbësore dhe me objekte të reja tregtare duke transformuar zemrën e qytetit. Ideja është për një godinë publike. Nga njëra anë, e gjithë pjesa e pasme i ekspozohet pjesës publike dhe pjesa e parë, jetës publiket. Skenat janë në mes që nga kati i parë deri lart, ndërtesa është e hapur dhe ngrihet për të krijuar rrugë publike. Kemi dhe një ambient të jashtëm dhe e kthejmë çatinë në hapësirë publike. Kemi bërë që edhe gjatë ditës të shohësh si lëvizin ashensorët dhe si përgatiten skenat. Nga arkitektura kemi dhe perdet e kuqe. Fasada është i kuq. Kemi gjithashtu një sërë funksionesh nacionale dhe brenda është një shpërndarje nga pjesa e parme dhe e pasme.
Kemi dhe sallën mbështetëse si dhe tapetin e kuq. Nëse shohim tek tapeti i kuq është nga hyrja dhe shkon në të gjithë godinën. Kemi 2 shkallë të mëdha që të çojnë deri në tarracë. Në hyrjen kryesore sheh parkun me Muzeun Kombëtar. Kemi pjesën e origami palosës. Kemi një seri elementësh çeliku, disa që kthejnë dhe reflektojnë zërin që krijon dhe akustikën e duhur. Kemi dhe skenën eksperimentale ku shihen veprimtaritë që duken nga jashtë dhe playbox me 350 vende që përdoret si pjesa e pasme e skenës. Godina është publike deri në tarracë. Jemi mundur të imagjinojmë një arkitekturë që shihet si makineri dhe shpalos kulturën", tha Ingels.