AKTUALITET, 22 Shkurt 2023, 08:34

Një i vrarë nga sherri mes shqiptarëve në Athinë, policia: Viktima nuk kishte lidhje me grupin

Një i vrarë nga sherri mes shqiptarëve në Athinë,
Vendi i ngjarjes

Një 30-vjeçar shqiptar shqiptar është vrarë në Athinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 23:40, kur, pas një sherri të ndodhur mes një grupi shqiptarësh, njëri ka ka marrë një plumb dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

Bëhet me dije se 30-vjeçari është vrarë aksidentalisht, pasi nuk ka pasur lidhje me grupin e shqiptarëve të tjerë të përfshirë në debate. Viktima në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ishte duke pirë kafe.

Në vendin e ngjarjes u gjet një fuoristradë e tipit amerikan dhe mendohet se i përket një prej autorëve. Policia ja sekuestruar 9 gëzhoja, një plumb të deformuar dhe një pistoletë.

Sipas mediave greke një grup prej shtatë shqiptarësh pasi kanë mbërritur në lokal kanë nisur të debatojnë mes tyre. Si pasojë e tensioneve të ashpra, kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit, ku kanë vazhduar të debatojnë sërish. Në këtë moment një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Për pasojë është plagosur 30-vjeçari dhe nga plagët e marra ka humbur jetën.

Mediat greke shkruajnë se sipas informacioneve paraprake i riu shqiptari është vrarë aksidentalisht, pasi nuk ka pasur lidhje me grupin e shqiptarëve që u përleshën.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Oficerët e policisë kanë rrethuar zonën ku ende vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kërkimet për kapjen e autorëve.