AKTUALITET, 21 Shkurt 2023, 19:52

Të shtëna me armë zjarri në Librazhd, plagoset një person! Policia shpall në kërkim autorin (Emrat)

Të shtëna me armë zjarri në Librazhd, plagoset një

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit, ku ka mbetur i plagosur një person.

Raportohet se. i plagosur ka mbetur shtetasi Shpëtim Skura, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit. Autoritetet kanë shpallur në kërkim shtetasin Albi Bicaku, 35 vjeç.

Nga informacionet e para, nuk dihet ende se rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të plagosjes.