TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë, si pasojë e një sherri të ndodhur në zonën e Paskuqanit.
Policia sqaron se një i ri 30 vjeç dyshohet se ka goditur me thikë dy persona të tjerë, vëllezër 31 dhe 35 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.