AKTUALITET, 21 Shkurt 2023, 20:54

Detaje të reja nga plagosja me armë/ 35-vjeçari ishte ulur në lokal, autori qëlloi nga një makinë dhe më pas…

Detaje të reja nga plagosja me armë/ 35-vjeçari ishte ulur

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në Librazhd, ku mësohet se autori Albi Biçaku ishte në makinë kur ka qëlluar drejt Shpëtim Skurës që ndodhej në lokal.

Sipas njoftimit të policisë, 35-vjeçari Skura është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit A. B., 27 vjeç nga Librazhdi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd,  një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi A. B., duke qarkulluar me një automjet, në rrethana ende të paqarta  ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S., 35 vjeç.

35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen  dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.