AKTUALITET, 27 Shkurt 2026, 10:39

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh qeverinë!

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh qeverinë!

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist.

Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të zhvillohej dje, por u zhvendos për sot për shkak të mbledhjes së grupit të PS, në të cilën kryesocialisti Edi Rama bëri me dije shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj.

Tashmë e shkarkuar, Balluku nuk iu bashkua mbledhjes së qeverisë, bashkë me dy ministrat e tjerë që Rama i largoi nga kabineti i tij, Pirro Vengun si ministër të Mbrojtjes dhe Elisa Spiropalin si ministre e Jashtme.

7 ndryshimet në Qeveri
Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun