TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Preç Zogaj e Mentor Nazarko si dhe gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV fjalën e Ramës sot në grupin parlamentar të PS-së, u shprehën se ai shënjestroi drejtësinë dhe mediat, se duke mbrojtur Ballukun, po mbron veten dhe se tani ndihet në vështirësi
Pjesë nga biseda
Preç Zogaj: Përplasja është e hapur, frontale. Ky është raporti i Ramës me drejtësinë. Ai shënjestroi akuzën hapur dhe jo korrupsionin. Nuk foli për korrupsionin në qeverisjen e tij dhe në Shqipëri. Shënjestroi akuzën dhe mediat që raportojnë për korrupsionin. Zgjodhi zakonin e rrumbullakosjes së fenomeneve të shkëputura, për të ngritur probleme që i mendon ai dhe ka vetë përgjegjësi për këto. Hapur mori anën e pandëshkueshmërisë. Paralajmërimi, kjo është përplasje tani. Drejtësia është një korporatë e mbyllur që funksionon brenda saj. Ai i jep të drejtë vetes të bëjë gjykatësin e drejtësinë.
Mentor Nazarko: Fjala kyçe e fjalimit 1 orë e 47 minuta, ishte lufta mes pushteteve. Nëse SPAK apo pushteti i drejtësisë, Rama u përpoq të bashkonte iniciativa të ndryshme. Tentoi të legjitimonte përpjekjen që edhe ekzekutivi të ruante pavarësinë e vet. Këtu përdori argumenta të cilat janë një pjesë të vërtetë, si përshembull shkalla e lartë e paraburgimeve. Ishte përpjekje, pasi ai e bën betejën edhe para opinionit publik. Natyrisht ai e vendosi në kontekstin e përparimit, afrimit me BE. Këtu duhet shpjeguar pse vende të caktuara mund të kenë qasje kritike. Rama përpiqet duke mbrojtur Ballukun, të mbrojë veten dhe qëndrueshmërinë e qeverisjes. Një pjesë e gjërave që tha, do të shndërrohen në aksion.
Klodiana Lala: Rasti “Balluku” e ka vënë në vështirësi. Zvarritja që ka bërë në këtë përiudhë, duke vajtur në GJK, duke u përplasur me prokurorët, tregon se diçka fshihet dhe Rama. Ndihet në vështirësi. Nazarko thotë se Rama preku paraburgimin. Po me çfarë morali del ai para shqiptarëve, ku në qeverinë Rama 1, kryefjala ishte burg për ata që nuk paguanin dritat, për ndërtimet pa leje.