AKTUALITET, 26 Shkurt 2026, 23:40

Shembja e rrugëve/ Klodian Tomorri: Shiu është alibi, problemi shkon përtej korrupsionit, kemi papërgjegjshmëri të shtetit

Shembja e rrugëve/ Klodian Tomorri: Shiu është alibi, problemi

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për shembjen dhe dëmtimin e disa akseve rrugore në vend. 

Tomorri tha se shiu dhe fatkeqësitë natyrore, janë alibi që përdor qeveria për të justifikuar korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë. 

"Kanë ndodhur shembje të rrugëve të reja. Kjo rrëzon alibinë, për shiun, fatkeqësitë natyrore. Nuk është rast i izoluar. Ke Qukës-Qafë Plloçë e me rradhë. Një qeveri e përgjegjshme, duhet të njohë që ka problem dhe ta shohë se ku ëhtë probpemi. Te projektuesit?

Ai korridori  i tetë, është vepër që vetë qeveria thotë është strategjike, ndërkohë projektohet nga një kompani shqiptare, pa eksperiencë për vepra të këtij lloji. Kam folur me shumë projektues, që thonë nuk do ta bënim vetëm por do të merrnim një kompani të huaj.

Dua të them, kemi problem që ka shkuar përtej korrupsionit, është shndërruar në papërgjegjshmëri totale. Korrupsion ka patur, rryshfete janë dhënë, por ka një kufi se si shteti kontrollon dhe garanton sigurinë publike. Na ka rënë mekanizmi që mbron dhe certifikon sigurinë publike.

Politikën infrastrukturore e bëjnë kompanitë private. Ndërtuesit që caktohen se do të marrin tendera, e ndërtojnë, caktojnë mbikqyrësin, dhe në fund shkojnë korruptojnë një zyrtar të ARRSH që do të marrë në dorëzim rrugën. Shtoji dhe tarfiën e rryshfetit dhe është ky rezultati. Nuk e justifikon dot rënien e veprave të reja, me faktorë natyrorë. Ke një problem masiv", tha Tomorri.