TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Pano Soko u shpreh me ironi për ndryshimet e sotme në qeveri nga Rama, duke ngatërruar qëllimisht emrat dhe mbiemrat e dy ministrave të rinj, për të treguar se ata nuk kanë ndonjë vlerë si individë. Soko u shpreh në emisionin “Të Paekspozuiarit’ në MCN Tv se këto lëvizjet e Ramës janë makiazhe edhe ministrat janë thjeshtë dublantë.
“Rama është mësuar të bëjë makiazhe në momente të caktuara të presionit. Ka krijuar këto valvulat e shkarkimit të presionit që nuk krijojnë asgjë të re. Si në shprehjen “Selanik e tatëpjetë siç ka qenë do të jetë”.
Ka vetëm një emër, një kryeministër, ministër të jashtëm, të brendshëm të energjisë etj. Që është zoti Rama, të tjerët që janë këta dublantët të cilët janë aty për hir të detyrimit kushtetues dhe të etikës vizive të qeverisë. Zotin Nufi, apo zonjën Ismaili nuk e njoh, Enea Karakaçin e njoh pak. Mund të ishte Toni Karakaçi, Enea Gogu, mund të ishte njëlloj. Rama bënë të tilla gjëra për valvula të tilla shkarkimi presioni kur shpata e presionit bie mbi kryet e tij” – tha Soko.