AKTUALITET, 27 Shkurt 2026, 09:59

'Rokada'/ Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

'Rokada'/ Lëvizje në Policinë e Shtetit,

Më firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, janë kryer ndryshime në disa komisariate në vend.

Luan Sinanaj, nga shef i Komisariatit të Krujës, është emëruar shef i Komisariatit të Pogradecit.

Ndërkaq, Shef i ri i Komisariatit të Krujës emërohet Santiljano Ndreu. Më parë, Ndreu mbante postin e shefit të Krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Gentian Dedej është emëruar shef i Komisariatit të Bulqizës.