TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se me ndryshimet e fundit në qeveri, Edi Rama ka zgjedhur Belinda Ballukun para Berlinit.
Bushati tha se pavarësisht se Balluku u largua nga qeveria, njerëzit e saj janë vendosur në pozicione kyçe.
"Rama zgjodhi Belindën para Berlinit. Pavarësisht se Balluku iku, ajo ka lënë një vulë turpi mbi këtë qeveri të re. Spiropali ka ikur sot me Belindën, pasi llafi qe, kjo më shan nëpër ambasada...
Pra sot Rama, duke hequr Belindën, ka pranuar edhe kushtin e Ballukut, të heqësh mamicën, jo njeri dosido.
Ministri i Mbrojtjes, njeri i Ballukut. Ai i energjitikës, njeri që ka bashkëpunuar me Ballukun. Duket sikur është hequr Balluku, por duket se Rama, ka dashuri, kompleks, mirënjohje, nuk di ti vë emrin, ndaj Belindës, që ja ka bërë qokën edhe në qeverinë ku Belinda mungon.
Gjermania ka qenë e vendosur, jo dorëheqja, por imuniteti i Ballukut. Sot Rama, në një mënyrë të çuditshme, atipike për një lider të kujdesshëm si Rama, në fjalimin që ka mbajtur para deputetëve, ka kujtuar fjalimet e Gazidedes dhe Berishës kundër Amerikës.
Fjalori që ka përdorur kundër Berlinit dhe Gjermanisë, sikur duan të keqen e Shqipërisë.
Në këtë kuptim, prandaj thashë zgjodhi Belindën para Berlinit. Sot Rama ka goditur shtetin më të fuqishëm të BE dhe ka bërë qeveri "Belinda 2", tha Bushati.