AKTUALITET, 26 Shkurt 2026, 23:50

Tomorri: Nuk dihet çfarë do të bëhet me aeroportin e Vlorës, thelbi i konfliktit janë aksionet

Tomorri: Nuk dihet çfarë do të bëhet me aeroportin e

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, duke shpjeguar konfliktin mes aksionerëve për aeroportin e Vlorës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se nuk dihet se çfarë do të bëhet me aeroportin, sepse nuk ka një kompani për mirëmbajtjen dhe operimin, ndërsa Pacolli ka marrë edhe një kredi 100 milionë euro. 

“Kjo është situatë që e ka rritur pasigurinë dhe nuk dihet çfarë do të bëhet me aeroportin. Për atë janë dhënë disa afate. Ne e kemi "hapur" një herë si aeroport para zgjedhjeve.

Thanë me 20 shkurt për ta hapur, por aty ka probleme për mirëmbajtjen, sepse në kontratë koncesionare thuhej se do ta bënte jo 2A dhe ajo Mabco, dhe aeroporti i Mynihut nuk e ka konfirmuar dhe pas kësaj përplasje nuk do të hyjë lehtë.

Thelbi i konfliktit mes aksionerëve është për aksionet. Momenti kyç është kredia 100 mln euro që ka marrë Behgjet Pacolli në Luksemburg pa lejen e Valon Ademit. Ademi thotë se kjo kompani ka lidhje me rusët. Kredia është marrë nga Mabco, që hyn si huamarrësi shtesë që do të thotë se flukset e të ardhurave që ka aeroporti shkojnë për shlyrjen e kredisë”- tha Tomorri.